Edhe pas një ore, vazhdon takimi mes Thaçit e krerëve të koalicionit

Kanë kaluar një orë që nga fillimi i takimit në Presidencë.

Lajme

31/01/2019 17:49

Kanë kaluar më shumë se një orë që prej fillimit të takimit të krerëve të koalicionit qeverisës me presidentin Hashim Thaçi, takim ky që po mbahet në Presidencë.

Lajmi.net merr vesh se temë diskutimi e këtij takimi është dialogu me Serbinë.

Në këtë takim po marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj si dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Kujtojmë se krerët e koalicionit edhe dje kanë mbajtur një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kurse gjatë ditës së sotme ambasadori amerikan Philip Kosnett është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. /Lajmi.net/