Edhe pas mbledhjes së kryesisë, AKR pa emër për ministër të Brendshëm

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Aleancës Kosova e Re.

Lajme

05/04/2018 19:15

Kjo parti ende nuk ka vendosur se kush do të drejtojë ministrinë e Brendshme pas shkarkimit të Flamur Sefajt, raporton lajmi.net

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për mediat edhe nënëkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi.

Ky i fundit ka konfirmuar raportimin e lajmi.net se si emër mund të jetë Florian Qehaja.

“AKR i ka dyert e hapura për njerëz të rinj, sidomos për ata që vijnë nga shoqëria civile, u krijojmë gjithmonë hapësirë”, ka thënë ai.

Matoshi ka bërë të ditur se për emrin e ministrit, vendos Behgjet Pacolli.

Flamur Sefaj u shkarkua nga kryeministri Haradinaj pas deportimit të 6 gylenistëve, temë e cila nxiti reagim mjaft të madh.

Në mbledhjen e kryesisë së AKR-së u diskutua edhe për gjendjen e degëve dhe nëndegëve të kësaj partie. /Lajmi.net/