Edhe pa Curryn, Golden State pa problem ndaj Atlanta Hawks

Golden State Warriors kanë shënuar mbrëmë fitore të mundimshme.

Sport

14/11/2018 08:48

Golden State Warriors kanë arritur ta mposhtin Atlanta Hawks me rezultat prej shtatë pikësh diferencë, 110 – 103.

Kampioni në fuqi i NBA-së e shënoi fitoren e 12 të sezonit para tifozëve të vetë në ‘Oracle Arena’, përcjell “lajmi.net”.

Golde State arritën t’ia dalin shumë mirë, pasi në skuadër mungonte Stephen Curry, por jo edhe në tribuna.

Në formë për kampionët në fuqi ishte, Kevin Durant, që shënoi 29 pikë, i dyti ishte, Klay Thompson, që realizoi 24.

Golden State arritën ta vulosin fitoren e tyre vetëm në dy çerekët e fundit, për ta mbajtur kreun në Konferencën Perëndimore. /Lajmi.net/

YouTube player