Edhe një viktimë

Një punëtor ka vdekur pas rrëzimit nga çatia e një stadiumi të futbollit në Brazil ku do të ndeshen Italia dhe Anglia në përballjen e tyre të parë në fushatën e Kampionatit botëror 2014. Viktima ra nga një distancë prej 35 metrash, nga çatia e stadiumit Arena Amazonas në Manaus, pas shkëputjes së një litari.…

Sport

14/12/2013 18:12

Një punëtor ka vdekur pas rrëzimit nga çatia e një stadiumi të futbollit në Brazil ku do të ndeshen Italia dhe Anglia në përballjen e tyre të parë në fushatën e Kampionatit botëror 2014.

Viktima ra nga një distancë prej 35 metrash, nga çatia e stadiumit Arena Amazonas në Manaus, pas shkëputjes së një litari.

Lajmi i tmerrshëm vjen vetëm disa javë pas rrëzimi të një krani ndërtimor në një stadium në Sao Paulo, ndërtimi i së cilit kushtoi 300 milionë funte, e që la të vdekur dy punëtorë.

Sipas BBC, punëtori që vdiq në vendin e ngjarjes është identifikuar si Marcleudo de Melo Ferreira, 22-vjeç. Ekipet e punës janë duke punuar natë e ditë për ta përgatitur stadiumin që është prapa orarit të caktuar.

Brazili është duke vuajtur t’i bëjë gati 12 stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit botëror 2014.