Edhe një vdekje e dyshimtë në QKUK

Para pakë ditëve në QKUK kanë ndodhur katër vdekje për një ditë. Të gjitha janë cilësuar si të dyshimta. Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur edhe të martën.

Lajme

13/09/2017 09:27

Policia e Kosovës ka informuar se me datë 12 shtatorë rreth orës 16:00 ka ndodhur një vdekje e dyshimtë e cila po hetohet.

“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se bashkëshortja e tij, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/