Edhe një trillim i mediave ruse dhe serbe: 5 kampe të ISIS-it në Kosovë!

“Kampet me të mëdha janë të vendosura në rrethinën e Ferizajt dhe Gjakovës, pastaj në rrethinën e Deçanit, ka thënë ky burim për Sputnik dhe ka shtuar se kampe të ngjashme janë vërejtur edhe në rajonin e Prizrenit dhe Pejës”, shkruan kjo agjenci e lajmeve.

Lajme

22/07/2016 17:17

Mediat ruse dhe ato serbe vazhdojnë të trillojnë lajme për Kosovën lidhur me ISIS-in dhe kampet e rekrutimit.

Së fundit, agjencia ruse e lajmeve, Sputnik, shkruan kinse në Kosovë “ekzistojnë së paku pesë kampe të ISIS-it për stërvitje, të cilat udhëhiqen nga ish luftëtarët e UÇK-së”, transmeton lajmi.net.

Këto “informata” kjo media ruse i bazon në “burime të afërta me shërbimet informative”.

“Kampet me të mëdha janë të vendosura në rrethinën e Ferizajt dhe Gjakovës, pastaj në rrethinën e Deçanit, ka thënë ky burim për Sputnik dhe ka shtuar se kampe të ngjashme janë vërejtur edhe në rajonin e Prizrenit dhe Pejës”, shkruan kjo agjenci e lajmeve.

Sipas Sputnik, në radhët e ISIS-it momentalisht janë 314 shqiptarë të Kosovës (huqje dhe fryrje e numrit, sepse nuk janë më shumë se 80 aktualisht), të cilët luftojnë në Irak dhe Siri.

“Kur bëhet fjalë për rekrutim dhe stërvitje, siç thotë burimi, terroristëve të ardhshëm së pari ‘ju shpërlahet truri’, mësojnë arabisht dhe lexim të Kuranit”, shkruan Sputnik.

Lajme dhe raporte të tilla për Kosovën ka pasur gjithnjë në mediat ruse dhe serbe, por edhe të propaganduar nga disa persona brenda Kosovës. /Lajmi.net/