Edhe një tjetër reper e lë grupin ‘On Records’

Labelin "On Records", deri më tani e kanë braktisur disa nga këngëtarët e njohur.

ShowBiz

24/10/2018 22:59

Pas vëllëzërve të famshëm, Mozzik dhe Getinjo duket se edhe reperi i ri, Sparksi e ka braktisur atë, shkruan lajmi.net

Këtë reperi e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram teksa i falënderon për bashkëpunimin.

“Njerëz të dashur, deshta me ju informu që Sparksi prej këtij momenti nuk jam më pjesë e On Records. Ju dëshiroj kompanisë në fjalë çdo të mirë. Jam mirënjohës për punën e përbashkët. Shihemi së shpejti me këngë të reja. Ju dua 2019!”, shkruan Sparksi.

“Bandita”, “Mamacita” dhe “Amsterdam”, janë disa nga projektet e tij që u mirëpritën nga publiku. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpUrzLnF4rh/?taken-by=sparksii