Edhe një tjetër rast i “Balenës së Kaltër” në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se në mbrëmjen e të premtës ka marrë një informatë se një vajzë e mitur ka gërvishuar duart duke bërë vizatime në formë balene.

Lajme

18/06/2017 12:00

Sipas PK-së, rasti thuhet të ketë ndodhur në Prishtinë.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.