Edhe një shqiponjë në vendin ku u lëshua droni (Foto)

Dy gazetarët e mirënjohur shqiptar, Dritan Shakohoxha dhe Alban Xhihani kanë publikuar një fotografi duke e formuar shqiponjën dykrenore në vendin prej nga besohet se u lëshua droni në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Sport

09/04/2015 23:08

Dritan Shakohoxha bashkë me kolegun e tij nga SuperSport Albania, Aban Xhihani, kanë postuar një fotografi duke bërë shqiponjën dykrenore në vendin ku besohet se u lëshua droni në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

“177 ditë nga nata kur flamuri më i bukur në botë krenoi gjithë shqiptarët”, shkroi Shakohoxha në profilin e tij në rrjetin social Facebook.