Edhe një risi në futboll, ndodh në Gjermani (FOTO)

Steinhaus, partnere e arbitrit të ish Premier Ligës angleze dhe Kupës së Botës, Howard Webb, ajo ka drejtuar për 6 vjet lojë të nivelit të dytë.

Sport

20/05/2017 12:06

Bibiana Steinhaus do të jetë femra e parë gjyqtare në Bundesligë. 38-vjeçarje, oficere policie, është emëruar si një nga katër gjyqtarët për sezonin e ri të futbollit gjerman.

Steinhaus, partnere e arbitrit të ish Premier Ligës angleze dhe Kupës së Botës, Howard Webb, ajo ka drejtuar për 6 vjet lojë të nivelit të dytë.

“Jam e vetëdijshme se do të jem femra e parë arbitre në Bundesligë, dhe do të shihem me vëmendje nga media dhe publiku. Për të gjithë ne, është një ëndërr që bëhet realitet. Jam shumë krenare për detyrën që më pret”, ka thënë Steinhaus.

Webb i cili tashmë po udhëheq përpjekjet për të futur videoteknologjinë në Major League Soçer, thotë se “është absolutisht i kënaqur” dhe se do të kontribuonte për të frymëzuar sa më shumë femra të arrijnë këtë nivel.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6