Edhe një performancë e ‘zjarrtë’ nga Rita dhe Liam, pas ndarjes së këtij të fundit

Rita Ora mbrëmë ka mbajtur koncertin e radhës.

ShowBiz

15/07/2018 15:46

Në këtë performancë, asaj iu bashkua edhe këngëtari Liam Payne, me të cilin ka duetin “For You”, shkruan lajmi.net.

Rita dhe Liam performuan para publikut në Mançester, ndërsa ishin më të afërt sesa në shumë koncerte, pas shumë thashethemeve.

Kjo ngase, në një koncert të mbajtur muaj mu parë, kur Liam kishte qenë ende në lidhje me Cheryl, thuhet se afërsia mes dy artistëve kishte sjellë probleme në lidhjen e çitit.

Kujtojmë që kënga “For You”, nga Rita Ora dhe Liam Payne ka qenë edhe kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”. /Lajmi.net/