Edhe një medalje për Kosovë, Loriana Kuka në finale

Loriana Kuka triumfoi në çerekfinale ndaj spanjolles, Laia Talarn.

Sport

29/06/2018 11:56

Loriana Kuka ia ka siguruar medaljen e katërt Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Kuka triumfoi në çerekfinale ndaj spanjolles, Laia Talarn, pasi kundërshtarja mori tri vërejtje.

Ndërkohë xhudistja Kuka në gjysmëfinale mposhti sllovenen, Patricia Brolih, në kategorinë -78 kg. Finalja e Lorianës zhvillohet nga ora 17:00.