Edhe një ligë tjetër evropiane do ta përdorë VAR-in

Edhe një ligë tjetër evropiane ka vendosur se Video Assistant Referee (VAR) do të përdorët në kampionat nga sezoni i ardhshëm.

Sport

14/12/2017 23:08

Liga e Futbollit Francez ka pranuar që në Ligë 1 të përdoret VAR-i nga sezoni i ardhshëm, transmeton Express.

Pas Italisë, Gjermanisë, Portugalisë, Australisë dhe Spanjës, edhe Franca e ka dhënë dritën e gjelbër për përdorimin e teknologjisë në top ligën e futbollit.

“Mendoj se bëhet fjalë për një nismë pozitive. Gjyqtarë, presidentë, trajnerë dhe futbollistë janë pajtuar për këtë”, ka thënë presidenti i Ligës së Futbollit Francez, Noel Le Graet.

Ndërkohë, prej kampionateve të mëdha, vetëm Premier Liga nuk ka vendosur ende për përdorimin e VAR-it.