Edhe një lajm i keq për Realin

Përveç humbjes në Torino, Real Madrid ka marrë edhe një lajm të keq nga Juventus. Mesfushori Paul Pogba synon të paraqitet në Santiago Bernabeu.

Sport

06/05/2015 13:09

Juventus mposhti Real Madridin me rezultat 2:1 në ndeshjen e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, ky nuk është i vetmi lajm i keq për Los Blancos, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Mesfushori i Bianconerëve, Paul Pogba, është shumë pranë rikuperimit të plotë nga lëndimi dhe synon të luajë në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu.

Ylli francez nuk luajti në takimin e parë dhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri shpreson ta ketë në dispozicion për ballafaqimin vendimtar në Madrid.