Edhe një lajm i keq nga Volkswagen

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen, thuhet se do të tërheqë rreth 600 mijë automjete për shkak të problemeve të ndryshme teknike.

Auto & Tek

31/01/2017 00:59

Pretendimet janë pasqyruar nga mediat gjermane të cilat për këtë lajm janë mbështetur në një deklaratë të autoritetit për sigurinë e trafikut në SHBA. Në mesin e automjeteve thuhet se më shumë janë ato të markës Audi.

Sipas lajmeve thuhet se në automjetet kanë probleme të ndryshme si, mos hapja e Airbag-ve gjatë aksidenteve, nxehja e pompave të ujit, dhe tendosja e tepërt e rripit të sigurimit.

Automjetet thuhet se do të fillojnë të tërhiqen muajin e ardhshëm, ndërkohë thuhet se përdoruesit e këtyre mjeteve do të mund të marrin shërbimet për ndërrimin e pjesëve me probleme falas nga pikat e autorizuara të kompanisë.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse Airbag-ët janë ato të prodhuara nga firma japoneze Takat ose jo. Nga ana tjetër ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga firma VW dhe Audi.