Edhe një këngë tjetër eksplicite nga Gjon Karrica

Këngëtari nga Gjakova, Gjon Karrica rikthehet me projekt të ri muzikor.

ShowBiz

28/09/2018 15:39

Ai shquhet për projektet e tij të veçanta dhe mjaft interesante që sjell për të gjithë fansat e tij, shkruan lajmi net.

Kësaj radhe pas një kohe të gjatë Gjoni ka paralajmëruar këngën e re që pritet të lansohet ditën e dielë. “Këtë të dielë në Youtube, Ku**a”, ka shkruar ai në foton e hedhur në Instastory.

Një ndër këngët e tij për të cilën mbahet mend është “Lugati”, të publikuar para pesë viteve. Në bazë të titullit të këngës së re duket të jetë diçka eksplicite.

Vlen të ceket se Karrica është i martuar dhe ka një djalë. /Lajmi.net/

YouTube player