Edhe një i ri nga Gjilani vritet në Siri

Melos Selami Kosumi 17 vjeçar është vrarë në Siri. Melos ishte në një shkollë në Turqi derisa pa dijeninë e prindërve kishte shkuar në luftën e Sirisë.

Lajme

30/09/2014 11:16

Një i ri kosovar nga komuna e Gjilanit është vrarë në luftën e Sirisë. Bëhet fjalë për një 17 vjeçar nga fshati Uglar. Vrasja e të riut është konfirmuar për rajonipress edhe nga burimet policore.

Mësohet se Melosi ishte në një shkollë në Turqi derisa prej atje kishte shkuar në luftë pa dijeninë e familjes.

Lajmin e ka konfirmuar edhe prindi i viktimës Selami Kosumi.

“Po është e vërtetë se djali im është vrarë në Siri para një jave. Djali ka shkuar pa dijeninë time dhe ka qenë në shkollë në Turqi. Ka qenë nxënës i zoti dhe nuk ka pasur asnjë katërshe” tha Selamiu.

Selamiu tha se nga sot ka hapur edhe të pame në Gjilan.