Edhe një Galaxy nga Samsung

Samsung ka njoftuar për prezantimin e telegonit të ri Android, të quajtur Galaxy Core Advance. Sipas kësaj kompanie, ky telefon do të jetë në dispozicion me dy ngjyra: e kaltër e mbylltë dhe e bardhë, ndërsa do të dalë në shitje në fillim të vitit të ardhshëm, njofton uefaqja ndtv.com. Për dallim nga telefonat tjerë…

Auto & Tek

17/12/2013 06:00

Samsung ka njoftuar për prezantimin e telegonit të ri Android, të quajtur Galaxy Core Advance. Sipas kësaj kompanie, ky telefon do të jetë në dispozicion me dy ngjyra: e kaltër e mbylltë dhe e bardhë, ndërsa do të dalë në shitje në fillim të vitit të ardhshëm, njofton uefaqja ndtv.com.

Për dallim nga telefonat tjerë Galaxy Core, Galaxy Core Advance arrin me dizajn të përmirësuar dhe me vetëm një kartelë SIM. Kompania jug-koreane ka njoftuar se ky telefon vjen me një numër të madh funksionesh.

Galaxy Core Advance ka ekran 4.7 inç, posedon procesorin 2-bërthamor 1.2GHz, 1GB RAM, 8GB memorien e brendshme (me mundësi zgjerimi deri në 64GB me anë të kartelës microSD), kamerën 5 megapikselë dhe baterinë me fuqi 2.000 mAh.

Galaxy Core Advance vjen me versionin Android 4.2 dhe përkrah Wi-Fi, USB 2.0, Bluetooth 3.0 dhe lidhjen HSPA. Fatkeqësisht, kompania nuk e ka bërë të ditur çmimin e këtij smartphone.