Edhe një futbollist nga Serbia e do Përfaqësuesen e Kosovës

Srdjan – Selim Sekulic, futbollist malazez i cili jeton në Vojvodinë të Serbisë ka shprehur gatishmërinë të luajë për Trepçën në Superligë dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

08/08/2014 12:00

Pas Alexander Sosic edhe një tjetër futbollist joshqiptar ka shprehur dëshirë për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Srdjan – Selim Sekulic i ka dërguar një mesazh skuadrës së Trepçës duke shprehur gatishmërinë të luajë në futbollin kosovar dhe ekipin Përfaqësues.  

“Emri im është Srdjan – Selim Sekuliq. Unë jam malazez, i lindur në Prishtinë, por jetoj në Vrbas, Vojvodinë. Unë dua të luajë futboll në Kosovë, sepse jam lindur atje. A mund të vi te klubi juaj në prova? Gjithashtu, dëshira ime është të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës”, ka shkruar në gjuhën angleze Sekuliq në shkresën që ia ka dërguar Trepçës, nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, të publikuar nga Zeri.