Edhe një futbollist kosovar me kontratë profesionale në Zvicër (VIDEO)

Bastien Toma është futbollist 17 vjeçar me prejardhje nga Kosova që luan në ekipin zviceran FC Sion U21.

Sport

12/07/2016 21:33

Ai po ashtu ka zhvilluar ndeshje edhe me të rinjtë e përfaqësueses Zvicerane në kualifikimet e kampionatit evropian, njofton Klan Kosova.

Vitin e kaluar ai nënshkroi kontratë profesionale me FC Sion e cila ka afat deri në qershorin e vitit 2020.

Bastien Toma i ka rënë në sy edhe gjigantit të veshjeve sportive Adidas që e ka sponsor.

Kosovari që jeton në Zvicër e ka edhe menaxherin e njohur, Michel Urscheler që njëkohësisht ka edhe Berat Xhimshitin, si dhe ndër të shumtë kishte Ivan Rakitic deri sa u transferua te Sevilla.

YouTube player