Edhe një familje me kushte të rënda, bëhet me shtëpi të re në Gjilan

Një familje në Kishnapole të Gjilanit është bërë me shtëpi të re falë një donatori shqiptar që jeton në Berlin të Gjermanisë.

Lajme

04/07/2015 17:30

Bekim Emini ia ka ndërtuar shtëpinë familjes Spahiu e cila deri më tani ka jetuar në kushte të rënda sociale.

Sot kësaj familje iu dhuruan çelësat ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Kryetari Haziri e ka falënderuar për këtë gjest human dhe këtë vepër të solidaritetit, familjen Emini dhe donatorin Bekimin.

“Falënderoj familjen Emini e cila është donatore e ndërtimit të kësaj shtëpie në malësinë e thellë të Kishnapoles.

Sot për këtë familje nëntë anëtarëshe dhe këta fëmijë të vegjël është kthyer gëzim i vërtet. Kështu përditë e më shumë po pasurohet fondi i solidaritetit në Gjilan. Do të mundohemi bashkërisht, të gjithë, që t’i ndihmojmë çdo familjeje. Familje pa kulm mbi kokë ka shumë në Gjilan, prandaj apeloj tek të gjithë njerëzit që kanë mundësitë financiare, të vazhdojnë kontributin në këtë drejtim. e tyre”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

shtepija SHTEPI

Nazim Emini në emër të vëllait të tij Bekimit, e ka uruar familjen Spahiu për shtëpinë e re dhe për fat dhe shëndet në të ardhmen.

“Në emër të vëllaut Bekimit, familjes i uroj për shtëpinë e re. Dashtë zoti tu prij fati gjithë familjes, e në veçanti fëmijëve të kësaj shtëpie, që janë plot vullnet”, tha ndër të tjerash Emini, i cili ka precizuar se janë munduar që të përzgjedhin familjen me gjendjen më të rëndë ekonomiko – sociale.

Ndërsa në emër të familjes ka folur Gazmend Spahiu, i cili ka thënë se deri më tani ka jetuar në kushte shumë të rënda dhe pa shtëpi, pasi e njëjta ishte djegur gjatë luftës nga forcat serbe.

“Kemi jetuar në kushte shumë të rënda. Shtëpi nuk kemi që nga lufta. Kemi jetuar në shtëpi të të afërmve tanë. Sot jemi më të gëzuar se asnjëherë më parë. Këtij donatori, ne si familje asnjëherë nuk mund t’ia kthejmë këtë që ka bërë për ne, dashtë zoti, të jetë shpërblyes për familjen Emini”, ka thënë në fund të fjalës së tij Gazmend Spahiu.

Ndryshe shtëpia e ndërtuar nga donatori Bekim Emini, është e pajisur edhe me gjithë inventarin e nevojshëm dhe kap vlerën afër 20 mijë euro.

DSC_0349