Edhe një emër i njohur bëhet pjesë e ‘On Records’ (Foto)

Nadi është një nga këngëtarët e njohur kosovar, e famën më të madhe e mori me këngën ‘A e di sa shumë të dua’.

ShowBiz

24/02/2017 08:32

Por, nga dje, ai është bërë pjesë e kompanisë muzikore ‘On Records’, shkruan lajmi.net

Lajmin e ka bërë të ditur vet menaxheri Mehmet Elshani përmes një fotografie të hedhur në rrjetet sociale ku i ka uruar mirëseardhje atij.

Inkuadrimi i Nadit në këtë label ka shtuar edhe një zhanër tjetër, të ri për grupin, duke u kompletuar kështu me gjithë artistët që i këndojnë zhanret më të kërkuara të momentit!/Lajmi.net/

screenshot_3