Edhe një benefit tjetër i të qenit vegjetarian

Të jeni vegjetarian mund t’ju parandalojë të rriturit me mbipeshë nga zhvillimi i diabetit të tipit 2.

Lifestyle

14/02/2018 20:17

Kështu thuhet pas një studimi të fundit, eksperimentuar në një dietë të bazuar në bime, njofton Klan Kosova.

Sipas kësaj diete nga bimët mund të rritet ndjeshmëria e insulinës – e konsideruar si faktor lëvizës i gjendjes potencialisht vdekjeprurëse, në njerëz me yndyrë.

Dhe shkencëtarët zbuluan gjithashtu se të qenit vegan, i cili po rritet në popullaritet, mund të përmirësojë funksionin e beta-qelizave – të cilat ruajnë dhe çlirojnë insulinën.

Besohet se përfitimet e dietës, të përbërë nga fruta, perime dhe bishtajore, rrjedhin nga trajtimi i belit të fryrë dhe ndihmës në humbjen e peshës, njofton Klan Kosova.

Ky studim është realizuar nga Komiteti i Mjekëve për Mjekësi Përgjegjëse në Washington.