Edhe një artiste kosovare në tregun e huaj, pjesë e kësaj kompanie prestigjioze

Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa tashmë janë emra shumë të njohur dhe mjaft të suksesshëm në botë.

ShowBiz

18/09/2018 20:29

Qysh nga fillimi i karrierës kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut me projektet e njëpasnjëshme me ç’rast kanë fituar një numër të madh të fansave, shkruan lajmi net.

Dhe tani, tregut ndërkombëtar i është shtuar edhe një emër i ri, zëri i së cilës padyshim se ju mahnit. Fjala është për artisten, Ilira e cila aktualisht jeton dhe vepron në Londër por që më prejardhje është nga Kosova.

Ilira është pjesë e kompanisë më të madhe në botë “Sony Music”, në labelin e njëjtë me Era Istrefin, krenarinë e Kosovës.

Ajo ka sjell disa projekte të reja muzikore, të cilat u pritën u pëlqyen nga audienca ku e fundit këngë që ka publikuar është “Whisper my name”.

Bazuar tek tri artistet e lartpërmendura, Duan Beben dhe Ritën presim që edhe Ilira të renditet në mesin e tyre.

A do ketë fatin e njëjtë edhe Ilira e shohim në vazhdim. /Lajmi.net/

YouTube player

https://www.instagram.com/p/Bn3wImfli3i/?hl=en?&taken-by=iliramusic

https://www.instagram.com/p/Bno8XUhluOD/?hl=en?&taken-by=iliramusic

https://www.instagram.com/p/Bnl3BZjlHTO/?hl=en?&taken-by=iliramusic