Edhe një aksion tjetër i dobishëm i Rinisë Demokratike në parkun e kryeqytetit

Ne nuk do të ndalemi, ky është vetëm fillimi, thekson kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, Vivianit Fejza, pasi që finalizoi një pjesë të parkut të qytetit, i cili kishte mbetur pa asnjë përkujdesje.

Lajme

08/10/2018 17:20

Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, ka ndërmarrë një aksion për riparimin e rirregullimin e hapësirave në Parkun e qytetit, duke ngjyrosur, ndërtuar dhe aftësuar një pjesë të parkut me karrige, tavolinë për shëtitësit por edhe këndin për shah dhe lojëra fëmijësh, shkruan lajmi.net.

Ky aksion i rregullimit të një pjese të parkut nga ana e Rinisë Demokratike, dega në Prishtinë, nuk kërkoi shumë investime, por kërkoi më shumë vullnet dhe dëshirë për ta bërë ambientin të përshtatshëm dhe të bukur për qytetarët, në veçanti për fëmijët.

Fejza, ka paralajmëruar edhe më herët për aksione tjera të tilla në shërbim të qytetarëve, pas parkut në Butoc tash edhe në Parkun e qytetit, duke rikonfirmuar se jo gjithçka varet nga sasia e investimeve, por nga vullneti për ta bërë hapësirën të përshtatshme dhe të dobishme për qytetarët.

Ky aksion simbolik është pjesë e angazhimit të Rinisë Demokratike, në kuadër të Dekadës së re, platformë e cila synon të jetë gjithëpërfshirëse për rininë, të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë tonë. /Lajmi.net/