Edhe një aksident në bulevardin “Bill Clinton”

Një aksident ka ndodhur në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor. 

Lajme

12/06/2014 19:56

Një veturë ka goditur rëndë një këmbësor në bulevardin “Bill Clinton”, në Prishtinë, në lagjen Lakrishte.

Personi është dërguar në QKUK, ndërsa ngasësi i automjetit është përcjellur për një stacionin policorë.

Policia ka dalur në vend të ngjarjes, mirëpo ende nuk ka dhënë informacione më të sakta për rastin.