Edhe një aksident i tmerrshëm, vetura rrokulliset në Gllarevë /FOTO

Aksidentet e komunikacionit në Kosovë nuk kanë të ndalur, megjithë thirrjet që po bëhen çdo ditë për kujdes të shtuar.

Lajme

18/07/2018 14:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pas mesditës në rrugën magjistrale Klinë-Pejë, respektivisht në fshatin Gllarevë.

Një lexues i lajmi.net e ka dërguar në redaksinë tonë një fotografi ku një veturë ‘pick-up’ ngjyrë e verdhë është rrokullisur.

Nuk dihet për të lënduar apo viktima por lajmi.net do t’ju mbajt të informuar.

Ditëve të fundit kemi rritje të ndjeshme të aksidenteve, fatkeqësisht edhe rritjen e numrit të të vdekurve dhe të të lënduarve. /Lajmi.net/