Edhe Newcastel i merr pikë Liverpoolit (VIDEO)

Newcastel United dhe Liverpool kanë ndarë pikët në përballjen mes tyre në kuadër të xhiros së shtatë të Premierligës.

Sport

01/10/2017 19:22

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin legjendar ‘St. James Park’, ka përfunduar barazim 1:1.

Philippe Coutinho me një gol të bukur i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 29’.

Në minutën e 36’ u barazua gjithçka, kur Joselu shënoi për 1:1.

Deri në fund të ndeshjes ky rezultat mbeti i pandryshuar, me Liverpoolin që regjistron barazimin e tretë këtë sezon./Lajmi.net/