Edhe nesër borë, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe nesër në vendin tonë do të ketë reshje të borës.

Lajme

10/01/2019 20:06

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende në orët e hershme të ditës parashihet të ketë reshje të kohë pas kohëshme të borës, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, pjesa tjetër e ditës do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe pa reshje.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e nesërme të qyteteve kryesore të vendit. /Lajmi.net/