Edhe nëse nuk mund të shkoni, Google ju sjellë qytetet antike në pajisjet tuaja (Foto)

Google po vazhdon ta përmirësojë veçorinë e saj të hartave “Street View”.

Auto & Tek

23/11/2015 21:03

Sot, kompania ka lansuar pamje të plota të qytetit antik të Petras, në Jordani, së bashku me 30 pamje të tjera të qyteteve historike në këtë vend.

Kjo shënon projektin e pestë të Google në botën Arabe. Projektet e mëhershme të Street View në këtë regjion përfshinte imazhe nga Piramidat e Gizës, Shkretëtirës Liwa dhe ndërtesës Burj Khalifa, transmeton lajmi.net.

Kështu, edhe nëse nuk kemi mundësi të shkojmë dhe t’i vizitojmë disa prej qyteteve antike dhe vendeve të mahnitshme në botë, mundemi të paktën ta përjetojmë një shëtitje virtuale përmes veçorisë së Google – Street View – direkt nga pajisjet tona. (lajmi.net)