Edhe nëna e Mozzik ndjehet krenare për Loredanën

Përpos Mozzik-ut që shquhet për muzikën e tij, së fundmi është edhe e dashura Loredana Zefi që ka bërë debutimin në skenën muzikore.

ShowBiz

16/06/2018 13:19

Ajo dje ka lansuar këngën e parë në gjuhën gjermane “Sonnenbrille”, që deri më tani ka marrë 700 mijë klikime, shkruan lajmi net.

Pjesë e këtij videoklipi, padyshim se është edhe Mozzik të cilët tanimë janë shumë të afërt dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.

Suksesit të Loredanës, i është gëzuar edhe vjehrra, nëna e Mozzik-ut ku shfaqet në kamerë që mesa duket bisedojnë për të.

“Nëna krenare”, ka shkruar reperi gjersa e etiketon edhe Loredanën.

Presim që dyshja të kenë suksese, e pse jo edhe me ndonjë bashkëpunim në të ardhmen. /Lajmi.net/