Edhe në Tetovë do të mbahen homazhe për Astrit Deharin (Foto)

Edhe në Tetovë do të organizohen homazhe për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari i cili vdiq në burgun e Prizrenit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lajme

08/11/2016 13:57

Në afishen e shpërndarë nëpër rrjetet sociale për këtë rast shkruhet ”E martë, 8 nëntor, ora 17:00 para Pallatit të Kulturës në Tetotë mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje!, studentit e shokut tonë Astrit Dehari”.

Kujtojmë se Astrit Dehari rrjedh nga një familje e cila në Kosovë është shpërngulur nga Kumanova e Maqedonisë.