Edhe në regjionin e Mitrovicës do të paguhen faturat e ujit në zyrat postare

Sot Posta e Kosovës ka nënshkruar një Marrëveshje me KRU “ Mitrovica”, me të cilën në Posta do ta bëjë inkasimin e pagesave të faturave të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A në sportelet e Postës së Kosovës.

Lajme

14/03/2018 13:33

Kjo Marrëveshje e nënshkruar nga kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ujësjellësit, Sami Miftari, fillon së zbatuari nga muaji prill 2018.

“Jam i lumtur që qytetarët e Regjionit të Mitrovicës do të kenë këtë shërbim afër vendbanimit të tyre, që faturat e ujit tani e tutje do t’i paguajnë në zyrat tona postare çdo ditë pune pa provizion. Kjo marrëveshje është në kuadër të prioritetit tonë për ofrim të të gjitha shërbimeve sa më afër qytetarit’, ka deklaruar Hoxha. Posta e Kosovës ka një rrjet të gjerë të zyrave postare në Regjionin e Mitrovicës në komunat: Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe në vendbanime tjera rurale. “Unë sërish u bëj thirrje të gjitha institucioneve private dhe publike që konsumatorët e tyre t’i orientojnë për shërbimin e pagesave në Postën e Kosovës, sepse kjo në radhë të parë është në interes të qytetarëve”, ka thënë Kryeshefi i Postës.