Edhe në Paris, Enca shfaqet rrugëve duke bërë lëvizje provokuese

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia pas publikimit të këngës së re "Kujt po i han" me Don Phenom ka zgjedhur disa ditë pushimi në Paris.

ShowBiz

18/10/2018 17:19

Ajo atje ka shkuar bashkë me motrën e saj, Uindin e cila po ashtu do të festojë ditëlindjen e 23-të, shkruan lajmi.net

Ndonëse njihet si një vajzë e llastuar, Haxhia edhe në ‘Qytetin e Dashurisë’ bën veprime të pahijshme dhe mjaft provokuese në mes të rrugëve.

Në videon e publikuar në Instagram, Enca dhe Uindi shfaqen në rrugët e Parisit të cilat duken tejet të lumtura.

“Ne habitatin tim natyral ??”, shkruan ajo në videon e postuar.

Enca nesër do të festojë ditëlindjen, përgatitjet e të cilës i ka filluar muaj më parë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpFBvStgiRS/?hl=en&taken-by=enca