Edhe në një mbrëmje, fansat nuk e lënë as të marrë frymë Azetin!

Reperi shqiptar, Azet tash e disa ditë ka filluar turin e koncerteve në trojet shqiptare.

ShowBiz

11/08/2018 10:17

Përveç se ka arritur të bëhet i famshëm në Evropë, Azet ka rrëmbyer edhe zemrën e publikut shqiptar, shkruan lajmi net.

Përgjatë këtyre ditëve ai ka performuar në vende të ndryshme të Kosovës ku mbrëmë ishte në Pejë. Në imazhet e publikuara në rrjete sociale shihet se ai është i rrethuar nga fansat, të cilët nuk e lënë as të marrë frymë.

“Nike Pullover”, është kënga e fundit e publikuar nga Azet të cilën e ka sjell pa videoklip por që po pëlqehet nga publiku. /Lajmi.net/