Edhe në mungesë të Neymar, PSG nuk ka të ndalur! “Shkatërron” Amiens

Paris Saint Germain ka regjistruar fitoren e radhës në kampionatin francez.

Sport

20/10/2018 18:53

Ata kanë mposhtur skuadrën e Amiens me rezultatin 5:0.

Edhe pse ylli brazilian Neymar mungoi, kjo gjë nuk u vërejt në fushën e blertë.

Të përzgjedhurit e Tuchel ishin superior ndaj mysafirëve.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Marquinhos në minutën e 12’ të takimit.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, ishte Di Maria që dyfishoi shifrat për ta dërguar skuadrën më të qetë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë solli numrin e njëjtë të golave sikurse e para.

Ishte fillimisht Julian Draxler që në minutën e 80’ realizoi për 3:0.

Nuk mund të mungonte edhe Kylian Mbappe, i cili vetëm dy minuta pas Draxler realizoi për të thelluar shifrat në 4:0.

Rezultati u vulos nga Moussa Diaby i cili në minutët 87′ realizoi golin e 5 dhe të fundit për këtë takim.

Pas xhiros së 10-të, PSG grumbullon plot 30 pikë dhe është lider në tabelë. /Lajmi.net/