Edhe në Mitrovicë ndizen qirinj për Astrit Deharin (Foto)

Ka filluar ndezja e qirinjëve në Mitrovicë për të kujtuar ish aktivistin e VV-së Astrit Dehari, i cili ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit.

Lajme

07/11/2016 17:05

 Në sheshin e Mitrovicës janë mbledhur një numri simbolik i qytetarëve, i pranishëm është parë kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se, Astrit Dehari, ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Ndryshe, Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.

14961516_1349327601752436_309041612_n 14962468_1349327641752432_1363051496_n 14971405_1349327618419101_282249549_n