Edhe në Budapest u valëvit flamuri kuq e zi, Dua sjell pamjet

Pas largimit nga Kosova, Dua Lipa udhëtoi drejt Hungarisë.

ShowBiz

13/08/2018 12:51

Ajo ka performuar mbrëmë në festivalin “Szget”, në të cilin u mblodhën 75 mijë fansa të saj për ta dëgjuar duke kënduar live, shkruan lajmi.net.

Dua ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga ky koncert ku dha një nga performancat më të mira në karrierë.

E emocionuar nga pritja që iu bë në Hungari, këngëtarja ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen duke publikuar pamje nga koncerti.

Në një prej fotografive shihet se në publik gjendej edhe flamuri kuq e zi, pra fansat shqiptarë e ndjekin këngëtaren në çdo vend ku performon. /Lajmi.net/