Edhe Monaco në garë për Torres

Atletico Madridi nuk është ekipi i vetëm që ka hyrë në garë për transferimin e Fernando Torres. Sulmuesin spanjoll e do edhe Monaco.

Sport

23/07/2014 11:57

Monaco i është bashkuar Atletico Madridit në garë për ta transferuar sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres.

30 vjeçari do të luftojë për një vend titullari tek Blues, por gjithashtu do t’i dëgjojë ofertat që do t’i arrijnë.

Los Colchoneros e kanë shprehur dëshirën për ta rikthyer në Madrid, por ata nuk janë të vetmit që e duan “El Ninon”.

Sipas mediave të huaja, për ish futbollistin e Liverpoolit në garë është futur edhe klubi mbretëror francez.

Për Torresin, klubi nga Stamford Bridge i kërkon 20 milionë funte. Pas arritjes së Diego Costas në Londër, vendi i Torresit tek ekipi i Jose Mourinhos është rrezikuar.