Edhe modelja e famshme shqiptare pjesë e ‘Brit Awards’

Tetë muaj më parë kishte bërë bujë në mediet shqiptare realizimi i një videoklipi të dy artistëve të njohur në trojet tona.

ShowBiz

19/01/2018 16:32

Bëhet fjalë për këngën “MAMA” e cila në vitin 2017 erdhi në duet nga Jonas Blue dhe William Singe, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, pjesë e klipit ishte edhe modelja atraktive shqiptare, Oriola Marashi, e kjo e fundit ka dhënë një lajm të mirë.

“Sapo mora vesh që video “Mama” @jonasblue ft @willsinge në të cilën unë dhe @donikameziu jemi protagoniste është nominuar në Brits Awards për videon më të mirë. Urime Shqipëri, përveç Dua Lipës është dhe dikush tjetër që ju përfaqëson”, ka shkruar modelja.

Kujtojmë që muaj më parë, Oriola Marashi i është bashkuar labelit të Noizyt, OTR dhe shumë shpejt mund ta shohim në skenë edhe si këngëtare. /Lajmi.net/

YouTube player