Edhe ministri Beqaj në Berlin

Ministri i Financave Besim Beqaj ka udhëtuar për në Berlin ku do të merr pjesë në Forumin Ekonomik - Berlini 2014, kushtuar ekonomisë, teknologjisë dhe industrisë së qëndrueshme.

Lajme

09/11/2014 15:58

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, gjatë ditës së hënë ministri Beqaj do të jetë pjesë e panelit kryesor të konferencës dhe me këtë rast do të flet lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet vendi ynë në lëmin e ekonomisë dhe financave, me theks të veçantë për rëndësinë e ruajtjes së disiplinës fiskale dhe forcimin e menaxhimit të financave publike, si parakusht për rritjen afatgjatë dhe të qëndrueshme të ekonomisë.

Gjatë qëndrimit në Berlin, ministri Beqaj do të ketë takime me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Gjermanisë dhe pjesëmarrësit tjerë në Forumin Ekonomik – Berlini 2014.