Edhe Memushaj “godet” Xhakën dhe Abrashin

Edhe Ledian Memushaj ka dalë kundër Xhakës dhe Abrashit.

Sport

28/03/2017 23:19

Memushaj pas ndeshjes me Bosnjën, të cilën e humbi Kombëtarja Shqiptare, ka deklaruar se Kombëtarja Shqiptare nuk varet nga dy individë.

“Unë jam mësuar me futbollin në çdo lloj situate. Kur mungon dikush gjërat nuk ecin mirë, kur nuk mungon kush çdo gjë shkon mirë. Si Xhaka edhe Abrashi janë lojtarë të rëndësishëm, por një kombëtare nuk varet vetëm nga dy lojtarë”, ka deklaruar Memushaj.

“Nuk duhet të mendojmë për individët por për grupin që formojmë të gjithë bashkë”, shtoi ai./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6