Edhe mediat serbe raportojë për ‘kravatat e Haradinajt’

Top lajm në mediat vendore, sot ishte aksioni i rreth 204 kravatave për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Lajme

26/12/2017 17:49

Ky aksion ‘humanitar’ erdhi pasi kryeministri Haradinaj rriti pagat dhe njëri nga arsyetimet e tha se i duhen për të blerë kravata e këmisha.

Mediat ndërkombëtare raportuan për këtë organizim i cili u bë para ndërtesës së Qeverisë dhe treguan shkakun e gjithë kësaj, që ishin pagat.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për rrogën e Haradinajt dhe aksionin e kravatave /FOTO

E as mediave serbe nuk u ka iku ky detaj i sotëm, Telegrafi serb, agjencitë e lajmeve Tanjug e Beta, Novosti, Blici e të tjera i kanë kushtuar hapësirë këtij lajmi.

Mediat në fjalë shkruajnë edhe për numrin e madh të zëvendësministrave (72 deri më tani) në Qeverinë Haradinaj dhe konkludojnë se ky luks i kësaj qeverie i dëmton qytetarët, transmeton lajmi.net.

Kravatat nga rrethojat e Qeverisë u larguan nga kompania e pastrimit e Komunës së Prishtinës.

Kujtojmë, se kryeministri ja ka rritur pagën vetes qindpërqind, prej muajit janar ai do e merr 2950 euro. /Lajmi.net/