Edhe mediat e huaja shkruajnë për ngjarjet e sotme në Kosovë

Përveç interesimit të madh të mediave vendore për seancën e sotme të Parlamentit të Kosovës, ku pritet të votohet zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, për Presidentin e vendit, interesim të madh ka edhe nga mediat e huaja.

Lajme

26/02/2016 15:37

ABC News amerikane shkruan se ish-lideri i gueriles shqiptare (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), pritet të zgjidhet Presidenti i ri i Kosovës.

“Thaçi, i cili udhëhoqi luftën e suksesshme të Kosovës drejt ndarjes me Serbinë në vitet 1998-99, besohet se i ka votat e nevojshme në Parlamentin e vendit”, shkruan ABC News.

Në shkrim thuhet edhe se opozita po e kundërshton këtë zgjedhje eventuale dhe ka thirrur protesta, ashtu siç ka bërë edhe në ditët e kaluara.