Edhe Matoshi e krahason VV-në me ISIS-in

Edhe analisti i vendit, Halil Matoshi e ka krahasuar Lëvizjen Vetëvendosje sikurse i ashtuquajturi shteti islamik ISIS.

Lajme

14/12/2015 14:09

Ai thotë se nënvetëdija e VV-se është e strukturuar sikurse ISIS-i,  totalitarizëm klasik vetëm se, siç shkruan ai,  jo në emër të Zotit por të ideologjisë nacional-socialiste.  Nënvetëdija e pushtetit, thotë Matoshi, është e strukturua si ajo e Asadit, raporton lajmi.net.

Ndryshe, ditë më parë këtë subjekt me ISIS-in e krahasoi edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi.

Ky është shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:

Ne mbrojtje te shtetit! Nenvetedija e VV-se asht e strukturueme si ISIS – totalitarizem klasik vetem se jo ne emen te Zotit po te ideologjise nacional-socialiste – nenvetedija e pushtetit asht e strukturueme si e Asadit… Ose vet ne pushtet ose shkofte gjithcka ne pakthim!? Ameret me aleatet po hedhin bomba. Njajte po veprojne edhe ruset. E aty-ketu edhe forcat qeveriatre… Para syve te tane dynjase po shperbahet ni qytetnim mija vjecar. Dhe shteti Sirian shkoi per lesh… Klasa politike aktuale ne Kosove, VV-ja dhe opozita neser do te gjykohen per tradhti pse lejuen dhe kontribuen me e shperba shoqnine dhe shtetin kosovar. Sistemi i drejtesise ka pushue te ekzistoje edhe formalisht. Njerez me masa arresti serish dhunojne instiutucionet e shtetit… Pse sponsoret e lirise se Kosoves nuk po nderhyjne per ta mbrojte projektin shtet kosovar, qe asht projekt edhe i tyne? Kjo Qeveria asht e paafte per me e mbrojte shtetin, madje ni krah i saj asht duke ba loje te dyfishte… Ne emen te kujt e cfar ideali te rreme i asht versule Republikes kjo opozite mercenaresh? Presidentja duhet me e mbledh Keshillin e Sigurise Kombetare dhe me e shpall gjendjen e jashtezakonshme. KFOR-i duhet me patrullue qytetet dhe katundet e Kosoves. Pike. Mos thoni neser nuk e ditem kush pati te drejte sepse ata qe pesojne jane gjithni njerezit e rendomte. Pra Ju! Qytetare, mos e mbeshtesni opoziten se kauzat e saj jane te rreme, por as mos i jepni besimin tuej as kesaj Qeverie… Rrini manash!!!

/lajmi.net