Edhe luaneshat janë xheloze (Foto)

Shumë meshkuj janë të njohur me ndjesinë e zemërimit që ka gjysma e tyre më e mirë kur kthehen vonë në shtëpi, por jo ky luan, që nuk e priste ndoshta një reagim të tillë luaneshe.

Fun

10/08/2017 13:56

Fotografitë kanë fiksuar momentin kur një luan sulmohet nga luaneshat pas kthimit të tij krenar për një periudhë të gjatë. Ka qënë Ona Basimane, guida e Wilderness Safaris Explorations Camp në Gomoti të Botsvanës.

“Së fundmi jemi dëshmitarë të një grindjeje të pazakontë të anëtarëve rezidentë krenarë të Gomoti. Ajo që lindi si një shikim i qetë femrash u kthye më pas në një grindje të tmerrshme ku meshkujt dominues u mundën. Ai ka qënë gjithnjë i mirëpritur por në këtë arst, ishte e qartë se nuk do e përqafonin dhe nuk do e puthnin pas një zhdukjeje të gjatë”, rrëfen Ona.

Një nga luaneshat e ndjeu ardhjen e tij dhe menjëherë tregoi dhëmbët. Ato e sulmuan keqas derisa luani u largua. Madje një prej luaneshave po i dilte gjak nga veshi. A thua të ketë patur luani shenjë buzëkuqi në këmishë? /Lajmi.net/