Edhe Lorik Cana publikon foto me Dua Lipën, thotë disa fjalë për të

Të hënën është mbajtur një koncert i madh në Teatrin "Argentina" të Romës.

ShowBiz

22/11/2018 16:21

Shumë nga fytyrat e njohura publike kanë kënduar në nderim të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skëndërbeu, shkruan lajmi.net.

E pranishme ishte edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa bashkë me familjen e saj.

Përveç tyre prezent ishte edhe futbollisti shqiptar, Lorik Cana i cili sapo ndau një imazh me ndjekësit në Instagram, teksa pozon pranë Dua Lipës.

“Si të gjithë Shqipëtarët FANS I MADH i @dualipa ⭐??? Krenar me ty ?”, është përshkrimi që ia ka lënë fotos.

Theksojmë se me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mula, Ermal Meta, Elhaida Dani, Genc Tukiçi, Erza Muçolli e shumë të tjerë kënduan këngë të njohura para publikut. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqfKm8IgzKv/