Edhe Liverpooli e pëlqen Behramin

Interi nuk është ekipi i vetëm i interesuar për Valon Behramin. Sipas mediave italiane, futbollistin kosovar e pëlqen edhe Liverpooli, i cili po mendon ta përforcojë mesfushën gjatë verës.

Sport

12/05/2014 11:32

Valon Behrami dhe Napoli, një histori që pritet të mbyllet gjatë kësaj vere. Sipas të së përditshmes italiane ‘Corriere dello Sport’, mesfushori kosovar pritet të largohet nga Sao Paolo shumë shpejtë, pasi nuk ndihet i rëndësishëm nën drejtimin e Rafael Benitezit.

Së fundmi flitej për një interesim të Interit për përfaqësuesin zviceran, por Nerazzurri nuk janë të vetmit që e pëlqejnë 29 vjeçarin.

Gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, për Behramin interesim ka shprehur edhe Liverpooli, i cili është i interesuar ta përforcojë mesfushën gjatë kësaj vere.

Por, cila do të jetë e ardhmja e ish futbollistit të Veronës, Lazios, West Hamit dhe Fiorentinës?

Këtë do ta mësojmë pas hapjes së afatit kalimtar të verës.