Edhe Ledri Vula synon tregun ndërkombëtar me projektin e paralajmëruar

Ledri Vula është njëri nga reperët më të lakmuar në tregun vendor.

ShowBiz

03/10/2018 20:45

Ai këtë verë ka sjell projekte dhe bashkëpunime tejet të pëlqyera që u mirëpritën nga publiku, shkruan lajmi net.

Ledri ka paralajmëruar bashkëpunimin e radhës ku vjen me dy reperët e famshëm, Eaz dhe Xen që nuk ka dyshim se me këtë projekt synon tregun e huaj.

“Nasty girl” apo ‘Vajzë e keqe’, mban titullin kënga e re e tij e që pritet të publikohet së shpejti. “Princess Diana” dhe “Mike”, janë dy këngët e fundit të Ledrit që kanë marrë miliona klikime në kanalin, Youtube.

Theksojmë se reperi Vula ka mahnitur publikun shqiptar me performancat e tij të shumta në vende të ndryshme. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BoehnUXn4I7/?hl=en&taken-by=ledrivula