Edhe Ledri Vula bën shaka me “Lulja n’saksi, saksia n’lule”

"Lulja n'saksi, saksia n'lule", ka qenë hiti i këtij viti të ri.

ShowBiz

09/01/2019 22:20

Kjo pjesë e luajtur nga Leze Qena në serialin vendor “Çka ka shpija” u kthye në një hit i cili po dëgjohet anembanë, shkruan lajmi.net.

Me këtë filluan të qeshnin pothuajse të gjithë,  pjesë kjo e luajtur nga aktorja e dashur shqiptare, Leze Qena.

E së fundmi, reperi, Ledri Vula në një nga postimet e tij në InstaStory ka shkruar: “Mjegull n’mu, une n’mjegull” që e ka kombinuar me “Lulja n’saksi, saksia n’lule”.

Megjithatë, Vula vazhdon të jetë njëri nga reperët më “IN” dhe më të kërkuar të estradës. /Lajmi.net/